TIRANË - Azgan Haklaj dhe Zaçe Islami debatuan sot në ‘Studio Live’ lidhur me figurën e George Soros dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, debat i hapur pas kërkesës së Berishës përmes ligjit për de-sorosifikimin. Haklaj thotë për Arbër Hitajn se Sorosin në Shqipëri e ka sjellë Berisha në 1994.
'Sorosin në Shqipëri e ka sjellë Berisha. Përfaqësuesit ligjor i ka pasur Berisha. Ka sjellë dhe ligjin LGBT, sot doli kundër ligjin LGBT. Soros financoi hapjen e fondacionit Besa. Bardhi ka bërë padi penale, ka thënë se është grup strukturuar kriminal që ka përvetësuar titullin zyrtar. Ka shkelur ligjin. Berisha dhe Rama janë bërë bashkë për të goditur SPAK.'
Islami thekson se Soros është komunist i pakthyeshëm që i ka bërë dëme ekonomisë shqiptare dhe jetës shoqërore në vend.
'Soros ka luftuar politikën që në 92. Është komunist i pakthyeshëm, i ka bërë dëme ekonomisë, politikës, mentalitetit politik. Ka imponuar martesat burrë më burrë, grua më grua. Gjithë pisllëqet e planetit i ka sjellë George Soros.'
Haklaj shton më tej se Berishën dhe koalicionin e tij opozitar po e mbështesin qarqe greke, të cilat duan të nxjerrin dhe një kandidat të tyrin për kryeministër. Bëhet fjalë për njëfarë Indrit Nina, shqiptaro-amerikan, i silogjeve greke.
'Nëse voton Berishën ke votuar Edi Ramën. Berisha ka pasur Sorosin e madh, Rama ka pasur Sorosin e vogël.
Gjithë propaganda e thurur kundër saj, Foltorja e akuzoi do ja bënte gjyqin tek Adriatik Llalla. Dështoi. Po përpiqen për një federatë opozitare në bashkëpunim me qarqe greke për të bërë kandidat për kryeministër Indrit Nina, shqiptaro amerikan i silogjeve greke. Berisha shkoi në Greqi me Fredi Belerin. Organizuan 111-vjetorin e Vorio-Epirit.'
Komente
