Studiuesi dhe njëherësh kreu i Drejtorisë së Arkivave Qëndrore, Ardit Bido denoncoi në 'Studio Live' për Arbër Hitajn atë që ai e quan një skandal megatonësh në komunën Xarë të Konispolit, për sa i takon Censit 2023.
Në Censin 2011 doli komunë me shumicë greke, por 90% shqipfolëse. Një shifër që nuk korrespondon me Censin e 2023 dhe as me atë të 2001. Sipas tij i bie që të kenë ardhur pas 2001 2 mijë grek dhe të kenë ikur pas 2011, gjë e pamundur.
'Ka patur një anomali në Komunën Xarë në 2011, dolën 53% grekë. Që çdo studiues grek, britanikë, kushdo që ka vajtur e di që është komunë me shumicë shqiptare. Doli njëherazi 90% shqipfolësve. Tashmë me censi 2023, është skandal megatonësh për këtë falsifikim. Nisi duke parë të dhënat e censit. Konispoli kishte një rënie 40% të popullsisë. Është anormale. Një pellg në jug të Shqipërisë që nuk ka rënie është me zhvillim të lartë ka ekonomi të mirë, turizëm. Vetë Xara është qendër, mbretëri e mandarinave shqiptare. Rënia 40% anormale. Censi i 2001 tregon se komuna Xarë përbën 1/3 të komunës Konispolit. Në 2011, 53% të bashkisë Konispol. Kërkova numrin e nxënësve të klasë e parë. Mesatarja 10 viteve 1.3 e nxënësve vijnë nga Xara.'
Bido shpreh bindjen se në 2011, në Censin e zhvilluar kishte manipulim që shtoi fiktivisht emra grek në regjisitrimin e populllsisë në Xarë të Konispolit.
'Atje ishin dy tre duar që bën manipulim. Rezulton atje janë shtuar mbi 2 mijë formularë me emra të falsifikuar grekë në 2011. Të dhënat e nxënëseve me censi 2011 dhe 2023, tregon se Xara përbën 1/3 e bashkisë Konispol. Ose pas 2001 në Xarë erdhën 2 mijë grekë, lanë fëmijët në Athinë dhe pas 2011 menjëherë u kthyen në Athinë. Njerëz të caktuar kanë marrë dhe plotësuar fals artificialisht njerëz që nuk ekzistojnë që të dalin grek.'
Kur dyshoje per manipulime,perse nuk i denoncove qe atehere por u kujtove tani ne 2024?!
PërgjigjuSepse tani e nxori censusi 2023 sheshit qe ishte fryrje kot. Ta thote vete tamam. Po ti dhe sali vicidoli e donit greke
hajde mega tojn hajde, a bido bido, ke gjete shesh e ben pershesh
Përgjigju