Politikë

'Studio Live'/ Demalia: Prokurori nuk duhej të fliste me atë gjuhë ndaj Veliajt! Inida Gjata: SPAK dëshiron të dënojë politikanët, po mbillet përçarje

28 Shkurt, 17:54| Përditesimi: 28 Shkurt, 18:05

  • Share

Ilir Demalia dhe Inida Gjata diskutuan sot në 'Studio Live' lidhur me debatin e hapur ditët e fundit për standardet e SPAK në hetime pas rastit Veliaj, si dhe për propozimin e Berishës për ligjin e desorosifikimin. Demalia thekson për Arbër Hitajn se prokurori Dado duhet të lërë çështjen e Veliajt, pas gjuhës së ashpër në seancën gjyqësore.

'Veliaj është jo i akuzuar, në hetim. Me sa di unë një njeri në hetim nuk mund të merret në arrest aq më tepër kryetari i bashkisë Tiranë. Ka mjaft pikëpyetje si marrëdhëniet e tij me prokurorin. Ajo që e bën dyshuese, sjellja e prokurorit në sallën e gjyqit. Nuk është në sallën e gjyqit për të folur me atë gjuhë. Por për të sjellë fakte për akuzën ndaj të pandehurit. Ka diçka që kërcet, nuk shkon. Duhet ky prokuror, të shkarkohet, ta vazhdojë prokurori tjetër. SPAK nuk ka ardhur me vendos gijotinën. Prokuroria po tregon zell të tepruar pas ardhjes së Trump. Edhe pas largimit të fondeve nga administrata Trump për SPAK, kanë bërë të kenë lëvizje tjetër. Për të mos folur për ndërhyrjet e prokurorëve të Berishës, siç është rasti i Dados.'

Më tej referuar deklaratave të Berishës, Demaliaj revoltohet duke thënë se si mundet kreu i PD-së të flas për korrupsionin.

'Kur fol ai për korrupsion dhe nuk sheh familjen e vet dhe milionat e dollarëve që kanë në europë dhe gjithandej. Kush është ky Shkëlzeni? Shpiku Trepçen ky? Ku e gjeti kurajon ky? Nëse ka njeri që në 3 fjalë, 2 i ka rrena është ky. Ka dhe dumsalistat nga prapa. Duhet të jenë më të kthjellët institucionet.'

Sakaq, Inida Gjata thekson se tashmë kemi të bëjmë me një aleancë PD, PS, LSI kundër SPAK.

'Tani janë bërë të gjithë aleat kundër SPAK, PD, PS dhe LSI-ja. Edhe Tom Doshi pashë se ishte në SPAK. Të gjithë iu intereson të votojnë shkrirjen e SPAK. Ka qenë institucion i pavarur, nuk më pëlqen anatemimi që i bëhet. SPAK po vepron disi me dy standarde. Më duket jo etike mënyra si prokurori në rastin e Veliajt po sillet. Më duket sikur SPAK po vepron si një institucion që dëshiron të dënojë politikanët. Kam frikë se po krijohet një atmosferë shumë e keqe. Po mbillet një përçarje. Si ajo koha e revolucionit francez ku të gjithë duan gjak. Uroj që politikanët të votojnë për amnisti fiskale dhe penale.'

Për idenë e Berishës kundër Soros, Gjata mendon se në Shqipëri po harxhohet shumë energji kundër Sorosit.

'Harxhohet kaq shumë energji me Sorosin. Ka të këqijat e veta. Një pjesë e financimeve kanë qenë patjetër, nuk kanë bërë asgjë. Po të kishin punuar nuk do kishte gratë e dhunuara, faji i kulturës tonë si të vjedhim.'

Demalia vijon më tej lufta në Amerikë kundër Soros, po bëhet nga të pasur si Bezos dhe Musk që janë lidhur me Trumpin.

'As nuk është kjo çështje. Ku është trajtuar çështja Soros gjatë ka muaj e ca të Trump. E gjitha politika e Bezos me Trump është si të pasurohen. Prandaj po bëhet kjo dallavare në Ukrainë, për të marrë litiumin. Po të mos ketë burime litiumi, Tesla i shkon përtokë Muskut. Fashizëm ekonomik. Kjo është shqetësuese për Amerikën, kush e llogarit Shqipërinë. Shih aleancën e Berishës, me partinë e Idrizit, Vangjel Dulen, LSI. Çorba e konservatorëve janë futur Dule, shovinist grek. Ky tjetri që gjoja mbron çamët.'

Demali tha edhe se familja Berisha, ka marrë para vazhdimisht nga Soros, përfshirë edhe ministra si Genc Ruli. Madje ka qenë vetë PD-ja që ka sjellë George Soros në Shqipëri e para. 

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?