'Studio Live'/ Skerdjan Dhuli: Krijimi i qeverisë teknike i pamundur, nuk funksionon! Ndreca: Po të isha në vend të Ramës do pranoja sërish dhe do i mundja

24 Shtator, 18:06| Përditesimi: 24 Shtator, 18:15

  • Share

Debati politik në prag të zgjedhjeve të 2025 vijon në ‘Studio Live’ teksa opozita prej kohësh ka hedhur tezën e qeverisë teknike, ndërsa Rama u shpreh në Asamblenë e fundit të PS-së se rezultati këto zgjedhje do jetë më i thellë se në vitin 1997.

Deputeti socialist Eduart Ndreca tha për Arbër Hitajn se mazhoranca ka pasur gabimet e saj këto 3 mandate por gjithnjë ka qenë në përmirësim e sipër, ndërsa opozita gjithë arsenalin e saj ia ka lënë në dorë një individi si Berisha që ka problemet e veta.

'Çdo mazhorancë bën gabime. Ajo që më bën përshtypje si një opozitë tenton të nxjerr gjithkund gabimet e mazhorancës dhe nuk ndërton dot një platformë. Fatkeqësia më e madhe është se ajo gjithçka e ka fokusuar në shërbim të një individi. E pamundur për të ardhur në pushtet kështu. Nuk duhet bërë analiza e mazhorancës. Kemi gabuar, jemi korrigjuar, kemi ndërtuar reformë në drejtësi. Ka korrupsion, po e luftojmë me çdo kusht. Gjithë arsenalin e ka ndërtuar në favor të një individi.'

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi duke folur për reformën në drejtësi e shikon si një dështim, pasi SPAK dhe GJKKO përfaqësojnë vetëm 5% të sistemit të drejtësisë, 95% është dështim total sipas tij.

'Nga një vit që dolën vendimet në Apel ,tani duhen 7 vjet. Pra nuk është se ka ndonjë reformë në drejtësi. Nëse referohesh 5% që përfaqëson SPAK, 95% pjesa tjetër është dështim total. Nuk është drejtësi. Drejtësia nuk është një SPAK dhe një GJKKO.'

Juristi pranë PD-së Skerdjan Dhuli e shikon si të pamundur fitoren nëse nuk ke me vete bandat kriminale.

'Një prej kandidatëve për drejtor në Elbasan, i ka marrë celularin SPAK. Po flasim për një sistem të grupeve kriminale. Qytetari që nuk është i lidhur me grupet kriminale, çfarë do bëjë ditën e zgjedhjeve. Do shkoj dhe do votojë si votë ndëshkuese. Në ekipin e PD do ketë të rinj.'

Më tej ai shikon si të pamundur formimin e një qeverie teknike që do prijë vendin në zgjedhje. Sipas tij PD e ka provuar dhe më parë qeverinë teknike në 2017 dhe dështoi.

'E shoh të pamundur duke parë që kemi Edi Ramën përballë. Së pari e provuam në 2017, Rama ishte prapë kryeministër. Së dyti kam një dëshmitar, në ministrinë e shëndetësisë që për 6 muaj e mbajti një prej më brilantëve të së djathtës, kirurgu Arben Beqiri, nuk siguroi dot kontratën e check-up dhe e dini pse. Sepse Ogerta Manastirliu largoi 6 muaj me leje punonjësen e arkivës së ministrisë dhe kontrata e check-up, nuk ka dalë ende në publik sepse e kanë zhdukur. Për mua qeveria teknike nuk funksion për mënyrën si funksion qeveria e Edi Ramës. Javën e kaluar mblodhi kryetarët e bashkisë. Në orar zyrtar iu jepte detyrat e partisë. I interesojnë votat e partisë. Mendon se ligji është ai.'

Ndërsa Ndreca e shikon tezën e qeverisë teknike si një shashkë politike.

'E shoh si tezë e hedhur si shashkë. E provuan dhe nuk besoj se iu dha ndonjë rezultat. Kanë gjetur një ll0oj argumenti për të bërë sa më shumë zhurmë dhe të nxjerrin kryeministrin Rama që nuk pranon të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike. Rama pranoi një herë qeveri teknike dhe doli ai rezultat që doli. Në vend të Ramës do pranoja sërish dhe do i mundja sërish.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?