Ditën e djeshme, këshilli bashkiak i Himarës caktoi kreun e ri të Bashkisë, Blerina Balën. Ndërkohë më herët pati tensione, me praninë aty të prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo. Ky i fundit u pështye nga një prej minoritarëve grek. Në Report Tv, studiuesi Ardit Bido tregoi për Nertil Agalliun se ai që pështyu Tavon është një mbështetësve dhe anëtar i shtabit elektoral të Fredi Belerit.
'Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushët të Belerit. Një bashkëshort i një prej këshilltareve të Këshillit bashkiak. Një prej anëtarëve të shtabit elektoral të Fredi Belerit. Grup i ngushtë njerëzish. Janë të ngjashëm me Agimin e Artë, që nuk pi ujë as në Greqi vetë, por pi ujë në Shqipëri prej interesave financiare që vijnë nga Greqia. Duan të krijojnë këto skena pikërisht për të dhënë sinjalin në Athinë se këtu po bëhet hataja, për të kërkuar ndihmë politike apo financiare. Nacionalizmi politik në këtë formë mbijeton.'
Sipas Bidos, këshilltarët që votuan pro Balës si kryetare e re mbajtën një qëndrim për t’u përshëndetur.
'Këshilltarët e dinë shumë mirë situatën në Himarë. U gënjyen gjatë fushatës zgjedhore. Rrugës e panë se për çfarë u përdor kandidatura e zotit Beleri. E panë debatin publik. E shohin më mirë se kushdo. Tjetër retorikë ka në tiranë, tjetër në Athinë. Mbajtën një qëndrim për t’u përshëndetur. Banorët e zonës e dinë shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë. Partitë duhet të kuptojnë se nuk kanë mbështetje në çështjen Beleri as nga votuesit e tyre.'
Nga ana tjetër, Bido shton se Beleri është përçudnues i simboleve kombëtare shqiptare dhe një figurë e tillë nuk krahasohet me politikanë minoritarë të tjerë që kanë qenë edhe ministra dhe deputetë.
'Prefekti është ai që miraton vendimin e Këshillit bashkiak. Ka një rol të veçantë në betimin e kryetarit të bashkisë. Një grup i ngushtë njerëzish. Ai që pështyu është bashkëpunëtori i ngushtë. Këta njerëz duan të krijojnë tension dhe të prodhojnë lajme për mediat greke. Të nxisin politikën e nacionalizmit grek që ti mbajnë me lek. Ata sulmojnë shtetin shqiptar. Atë që ka bërë zoti Beleri në historinë e tij. Siç e pamë edhe në dokumentarin e zotit Dervishi. Janë vrarë ushtarakë shqiptar, MAVI akuzohet ka marrë përsipër një atentat ndaj zotit Tavo.
Zoti Beleri është përçudnues i simboleve kombëtare shqiptare. Deklaronte se shqiptarët janë nga Kaukazi. Prodhonte tension artificial mes shqiptarëve dhe grekëve. Më vjen keq që nuk ka të arrestuar. Nëse unë vij të pështyj aty a nuk është agresion. Duhet të ketë procedim penal. Fund ditës ata dënohen me gjobë, ka agresion ndaj prefektit të qarkut të Vlorës. Tavo, si shumica që kanë ardhur nga minoritarët, janë politikanë që duan mirëqënien e Shqipërisë.'
Gjithashtu Bido thotë se Beleri dhe të tjerë minoritarët ekstremistë janë përdorur nga qarqe neonaziste greke.
'Ferdinandi ka bërë një reportazh shumë të mirë pasi i ka treguar në mënyrë kronologjike. Me Belerin jam në proces gjyqësor për këto fakte. Kemi të drejtë kur themi se ka qenë i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, që është përçudnues i simboleve shqiptare. Është arrestuar me kallashnikovët e përdorur në masakrën e Peshkëpisë. Janë përdorur nga qarqet neonaziste greke. Kanë pas kontakte me kryetarin e Agimit të Artë., me partinë ekstreme LAOS. U kthye në individ që mund të përdorej nga këto qarqe.
Ne kemi një kalkulim të nacionalizmit agimartas e cila ndikon tek e djathta grek, por ndikon edhe në Tiranë që mbështet këto figura groteske. Kjo pasqyrohet në Himarë.'
Eshte shume e qarte qe shtyhen nga qarqe anti shqipetare te greqise qe per fat te keq te tyre jane te sumte sepse Shqiperise nuk kane cfar ti bejne dhe as ua kemi nevojen,keta ndyresira jane te shitur.
Përgjigju