Studiuesi anglez: Viktimat e Covid-19 përfundojnë pa mushkri...

22 Qershor 2020, 11:17| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 11:22

  • Share

Mauro Jacket, profesor i Shkencave Kardiovaskulare në Kolegjin Mbretërorë të Londrës tha për 'The Guardian' se te pacientët në gjendje të rëndë dhe sidomos te ata që nuk i kanë mbijetuar infeksionit nga koronavirusi,  mushkria si organ nuk ekziston më.

"Arkitektura e mushkrive te ata që qëndrojnë rreth 40 ditë në terapi intensive, nuk ka asgjë të përbashkët me ndërtimin e mushkrive që njohim ne".

Duke ekspozuar studimin e tij, të kryer duke ekzaminuar disa qindra autopsi të pacientëve të vdekur në Itali pasi kishin kaluar 40 ditë në repartet e Terapisë Intensive, Jacket tha në Parlamentin anglez, se

“Ajo që kam gjetur është shumë e pazakontë. Plotësisht e ndryshme nga pneumonia e shkatuar gripi apo SARS" dhe theksoi se "Te këta pacientë trompozat e shkaktuara ishin masive dhe arkitektura e mushkrive ishte totalisht e shpërbëre. Në shumë raste e kishte patur të pamundur të dallonte ekzistencën e mushkrisë".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?