Në përkujtim të përvjetorit të 556-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut u çel sot në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një ekspozitë ku u pasqyruan disa nga botimet e shkruara mbi të nga viti 1480 deri në vitin 2023. Disa nga bibliografitë më të rëndësishme të ekspozuara kanë autorë si Dhimitër Frangu, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Fan Noli e deri tek Aurel Plasari. Historiani Ferit Duka, studiues i periudhës osmane, u ndal tek "Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut” të Marin Barletit" (fillim shek. XVI) që sipas tij, për referencat e kohës dhe mënyrën se si u kompozua, u bë pjesë e literaturës humaniste evropiane. Më tej ai theksoi ndikimin e fortë të Skënderbeut, në periudha të veçanta kur u shkrua për të, si ajo e Rilindjes, ku ndonëse nuk mungonin elementët nacionalistë ato ishin të bazuara në të dhëna e burime, duke e bërë kështu heroin figurë frymëzuese për çështje të tjera kombëtare, veçmas për Pavarësinë e vendit.
“Figura e Skënderbeut, duke qenë se është e lidhur me kauzën më të rëndësishme të njeriut siç është liria, është një figurë referencë, jo vetëm për Qytetërimin Perëndimor, por edhe për brezat e ardhshëm. Rilindësit e popullarizuan, jo pa qëllim, por për të mobilizuar popullin në luftë kundër pushtuesit osmanë. Naim Frashri i dedikoi edhe veprën e tij të posaçme për këtë qëllim”, u shpreh historiani Ferit Duka.
Lajmi kryesor: