Studiuesi rrëfen jetën e Aleksandër Moisiut, Logoreci: Në Shqipëri duhet të ndërtohet një muze për të

29 Prill 2019, 14:21| Përditesimi: 29 Prill 2019, 16:15

  • Share

Ekspozita “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” është çelur këto ditë në Qendrën për Hapje edhe Dialog. Studiuesi Pjetër Logoreci ekspozon 44 foto dhe dokumente të panjohura, ku publiku shqiptar mund të njihet me të gjitha etapat e Aleksandër Moisiut, që nga fëmijëria, familja edhe momente të ndryshme nga rolet, që ka luajtur në kinematografi edhe teatër. Për herë të parë ekspozohen edhe foto të objekteve, që artisti ka përdorur, si maska e vdekjes, foto nga ceremonia mortore e Moisiut në Vjenë, stampa e dorës, flokët origjinalë apo edhe kurora e aktorit më të mirë të Evropës. Logoreci rrëfen se cilat janë arsyet, që ai i ka kushtuar kësaj ekspozite rreth 7 vite punë kërkimore çdo ditë.

 “Unë që fëmijë kam lexuar një botim të Vangjel Mosiut për të. Portreti i tij të intrigon. Kur kam shkuar në Vjen, për shtatë vite kam kërkuar për të. Fillimisht jam marrë me letrat, korrespodencat edhe gazetat. Kam marrë gati, gjithë arkivën, derisa më thanë:Stop! Por, dëshira për të kontribuar për vendin më bënte që të kërkoja, duke sjell një copë të Moisiut në Shqipëri për ata njerëz, që nuk i kanë parë objektet apo fotot e tij, që kanë dalë për herë të parë. Edhe vet jam dridhur kur kam parë maskën e tij të vdekjes. Kam qenë shumë i emocionuar, aq sa doja të qaja”, shprehet studiuesi Pjetër Logoreci.

Studiuesi teksa flet për jetën e vështirë, që ka kaluar Moisiu dëshiron, që edhe artistët e rinj shqiptarë të ndalin tek kjo figurë gjeniale, duke iu referuar, si një model motivimi në jetë.

 “Ai ka fjet pa ngrënë bukë, nuk ka pasur ushqim për të çuar në shtëpi, s’ka pasur këpucë për të veshur. Është shembull për çdo emigrant, sepse ka pasur një jetë shumë të trazuar, por ai  edhe shpirtin e ka dhënë në skenë. Është një njeri që duhet të jetë shembull për të gjithë emigranët edhe artistët e rinj”, thotë më tej Logoreci.

Aktori Aleksandër Moisiu shumë herë ka shfaqur dëshirën për një vizitë në Shqipëri, si dhe për të patur shtetësinë shqiptare. Por, kërkesa e tij nuk u vlerësua asnjëherë. Prandaj përpos trajtimit që i kanë bërë asokohe, studiuesi Logoreci shpreh dëshirën, që në nderim të kësaj figure të bëhet një muze.

 “Keqardhje e madhe që ne nuk kemi një muze për të, por kam një shpresë, sepse para një viti e gjysmë, ish-presidenti Alfred Mosiu më kërkoi që t’i dhuroja materialet. Më tha, që ‘Rama ka menduar për të bërë një muze për të’. Por, unë i thashë, se në momentin, që të bëhet i dhuroj të gjitha. Në Shqipëri për të nuk është bërë sa duhet, prandaj më vjen keq për të, sepse ne jo vetëm jemi një popull fukara, por jemi një popull fukara në mendje. Ne duhet ta nderojmë me një muze, sepse për ne është pasaportë”, përfundon Logoreci.

Ekspozita do të  qëndrojë e hapur në Qendrën për Hapje edhe Dialog deri në datë 8 maj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?