Studiuesi Ylli Drishti boton albumin me “Skënderbeun dhe nudot” e Janaq Paços (VIDEO)

14 Tetor 2019, 17:04| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 17:17

  • Share

Ndjeshmëria edhe plastika e veprave të Janaq Paços (1914-1991)kësaj here botohet në një album. Jeta edhe krijimtaria artistike e skulptorit të njohur, që nga punët që ka realizuar në Akademinë e Arteve në Athinë e më pas në Tiranë janë pjesë e këtij albumi, që është botuar nga studiuesi i artit Ylli Drishti. “Skulptori i Popullit” i vlerësuar si një ndër themeluesit e skulpturës realiste shqiptare të shekullit të XX, sipas Drishtit, është një nga artistët që u ka dhënë jetë formave të ngrohta plastike, por edhe që është vlerësuar si skulptor monumental dhe portretist i veçantë, i cili në Shqipëri solli frymën e skulpturës klasike dhe moderne greke.

“Vëmë re ndikimin e artit klasik grek edhe prirjen e tij për t’i bërë portretet, sidomos ato femërore me një delikates edhe plastik të bukur”, shprehet studiuesi Drishti.

Disa nga veprat, që sipas Drishtit, kanë lënë gjurmë në artin pamor shqiptar Paço i ka realizuar në vitet 1945-‘60, janë figura kombëtare, si Qemal Stafa, Avni Rustemi apo Hoxha Tahsimi, monumentet e të cilëve janë jetësuar edhe në hapësirat publike. Ndërsa, gjatë viteve 1948-1959 Drishti rrëfen punën, që mjeshtri Paço ka bërë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, për në Muzeun e Krujës dhe në Tiranë.
“Pas realizmit të monumentit të Skënderbeut në Krujë Paço mori pjesë edhe në realizimin e monumentit të Tiranës, së bashku me Andrea Manon dhe Odhise Paskalin”, kujton Drishti.

Përpos portreteve familjare, veprat për figura të njohura t artit apo edhe heronjtë shqiptarë, artisti ka realizuar gjatë jetës së tij edhe nudo të shumta (1966-1977), për të cilat studiuesi rrëfen edhe rrethanat politike gjatë regjimit komunist, ku vet Paço i theu

“Në këto vite fillon realizimin e nudove, që janë në dimensione natyrale edhe pak mbinatyrale, që janë të realizuara në allci. Pas Plenumit të Katërt, në vitin 1973 u ashpërsua lufta e klasave edhe nisi prirja kundër lëvizjeve borgjeze-revizioniste, prandaj Paço u detyrua që të thyente pjesën më të madhe të tyre. Ato që mbetën janë portretet me pak gjoks”, thotë Drishti.

Studiuesi Ylli Drishti sugjeron që ky vit jo vetëm të konsiderohet si “Viti i Paços”, por në nderim të tij, të ndërtohet edhe një muze në Përmet, në vendin e tij të origjinës, sepse vetëm në këtë mënyrë 100 veprat që familja e tij zotëron apo edhe të tjera, që gjenden në fondin  e Galerisë Kombëtare të Arteve do të marrin jetë edhe për artdashësit vendas dhe të huaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?