Covid, krijohet maska me sensorë fluoreshent që zbulon të infektuarin me koronavirus

14 Maj 2020, 10:43| Përditesimi: 14 Maj 2020, 10:49

  • Share

Studiuesit e Harvardit dhe MIT (Massachusetts Institute of Technology) janë duke punuar për të krijuar një maskë me sensorë që mund të tregojnë nëse përdoruesi është i infektuar me koronavirus. 
Sensorët tashmë ishin krijuar për Ebola në vitin 2014, - tha Jim Collins nga Mit për Business Insider. 

Të njëjtët studiues publikuan një studim mbi këtë maskë në vitin 2016, pasi adaptuan teknologjinë me virusin Zika. 

Qëllimi është të krijohet një sinjal fluoreshenc në maskë si një alarm pozitiviteti. Projekti "është në një fazë shumë të hershme", thotë Collins, por rezultatet janë premtuese. 

E njëjta teknologji është provuar të jetë efektive me Sars, hepatitin C dhe viruse të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?