Ekzistojnë shumë liqene me ujë të kripur nën akullin e Polit Jugor të planetit Mars
Kjo u zbulua nga Elena Pettinelli, Sebastian Emanuel Lauro dhe Roberto Orosei, të tre studiues italian dhe gjetja është vazhdim i zbulimeve të vitit 2018 që mund të ndihmojnë në rishkrimin e historisë së klimës së planetit dhe të hedh dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës.
"Krahasuar me vitin 2018 ne kemi zgjeruar shumë zonën e studimit dhe kemi përdorur një metodë tjetër analize që na ndihmoj të konstatonim një sistem gjigand me ujë të kripur” – tha Elena Pettinelli.
“Nëse dy vjet më parë kërkimi ishte kryer në një sipërfaqe prej 20 kilometrash katrorë, tani është shqyrtuar një sipërfaqe prej 250-300 kilometra dhe "fakti që ka struktura hidrologjike komplekse sugjeron se mund të ketë edhe të tjera të tilla".
Entuziazmi i studiuesve tani është duke u ngritur në qiell..."Zbulimi i vitit 2018 ishte vetëm prova e parë e një sistemi shumë të madh të ujit në formë të lëngshme në nëntokën e Marsit’- u shpreh Enrico Flamini, president i Shkollës Ndërkombëtare të Kërkimit për Shkencat Planetare (IRSPS) në Universitetin e Chieti-Pescara
Sipas Roberto Orosei, zbulimi na bën të mendojmë nëse ka pasur ndonjëherë forma jete në Mars kur kishte një klimë më të butë se sa sot dhe se këto liqene mund të kenë siguruar një strehë për jetën e dikurshme”.