Studiuesit konfirmojnë: Grupi i gjakut ka ndikim në sëmundjen e Covid

9 Qershor 2020, 13:26| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 13:29

  • Share

Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar për shkak të moshës, pirjes së duhanit apo sëmundjeve të caktuara. Tani studiuesit po ndjekin një shteg tjetër në labirintin e Coronës duke patur në focus grupin e gjakut.

Pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin Corona studiues gjermanë dhe norvegjezë kanë konstatuar se grupi i gjakut duket se ka ndikim lidhur me rrjedhën e sëmundjes.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve nga epiqendrat e infektionit në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra. Pacientët ishin nga Milano, Monza, Madridi, San Sebastiani dhe Barcelona dhe kishin pasur një rrjedhë të rëndë të infektimit, disa madje nuk arritën të mbijetonin.

Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur një rrjedhë të rëndë të sëmundjes. Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin Corona, sesa njerëzit me grup gjakut 0. Kush e ka grupin e gjakut 0 (zero) duken se është me fat në situatën aktuale, edhe pse dhe personat me grup gjaku 0 (zero) nuk kanë imunitet ndaj infektimit me virusin Corona. Por sipas studimit ata kanë më pak rrezik për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes. Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?