Në një studimi të Agjencisë së shëndetit në vend, u arrit në përfundim se dy të tretat e adoleshentëve francezë shpenzojnë më shumë se dy orë ulur përpara ekranit të celularit apo kompjuterit të tyre dhe nuk ushtrojnë aktivitete fizike.
Kjo mënyre jetese mund të shfaqë probleme shëndetsore si obezitet, probleme me të ushqyerin apo edhe me probleme me gjumin.
“Adoleshenca është një periudhë shumë e rëndësishme, gjatë së cilës zakonet e fituara kanë tendence të bëhen më të theksuara në moshë më të rritur së bashku me efektet shoqëruese në shëndet”, thuhej në deklaratën e agjencisë ANSES.
Ata e shpjeguan situatën aktuale me një “bollëk” të teknologjive të reja digjitale të cilat inkurajonë një mënyrë jetese dembele. Studimi është kryer përpara pandemisë, ku tanimë orari i përdorimit të mjeteve teknologjike mund të jetë edhe më i lartë.
Nën izolimin aktual në Francë, qytetarët lejohen të ushtrohen fizikisht për një orë në ditë, por palestrat janë të mbyllura dhe sportet në grup nuk lejohen.
Të paktën 49% e adoleshentëve midis moshës 11 dhe 17 shpenzojnë deri në katër orë e gjysmë përpara ekranit në ditë dhe më pak se 20 minuta aktivitet fizik në ditë. Për moshat 11-14 vjeç, vajzat kanë më pak të ngjarë se djemtë të praktikojnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë.