Stuhi dhe përmbytje katastrofike në Europën Qendrore dhe Lindore! 7 të vdekur

15 Shtator, 17:35| Përditesimi: 15 Shtator, 22:21

  • Share

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas reshjeve të dendura të shiut që goditën Evropën Qendrore dhe Lindore, duke shkaktuar përmbytje dhe stuhi.

Autoritetet rumune njoftuan se ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan 95 njerëz që kishin mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre, ndërsa trupat e viktimave si pasojë e motit të keq u gjetën në banesa apo oborret e shtëpive.

Rreth 5,400 shtëpi u dëmtuan në rajonin juglindor të Galatit, Moldavi i cili është rajoni më i goditur nga përmbytjet, shkruan CNN.

Më tej raportohet se në Poloni dhe Republikën Çeke lumenjtë kanë dalë nga shtrati. Në Poloninë jugperëndimore, 1600 njerëz u evakuuan në qarkun Klodzko pasi lumenjtë lokalë arritën nivele rekord të larta uji. Klodzko, një qytet me 25,000 banorë, mbeti pjesërisht i zhytur në ujë të dielën, shton CCN.

"Situata është shumë dramatike. Për fat të keq disa banorë e nënvlerësojnë rrezikun dhe refuzojnë të evakuohen”, tha kryeministri i Polonisë Donald Tusk.

Edhe në Austri, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në disa lumenj dhe. Shumë rajone kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi reshjet e dendura vazhduan edhe ditën e sotme.

Sipas meteorologëve reshjet e 24 orëve të fundit janë reshjet më të mëdha të regjistruara në një100 vjet.

Ora 22:20
VIDEOLAJM/ Moti i keq në Europën Lindore, qyteti polak ‘nën pushtetin’ e ujit

 

Qyteti i Klodzko, në jug-perëndim të Polonisë, u përmbyt plotësisht pas daljes nga shtrati të lumit Neisse.

Mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Përveç Polonisë, Republikës Çeke dhe Rumanisë, në situatë alarmante ndodhet edhe Gjermania dhe Austria pasi pritet të ketë përmbytje të ngjashme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Ora 19:05
Përmbytjet në Evropën Lindore/ Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, banorëve në jugperëndim u kërkohet të largohen nga shtëpitë

1726420030_poloni.JPG

Përmbytjet në Evropën Lindore

Shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta, përmbytje, mijëra familje pa energji elektrike, fatkeqësisht edhe viktima. Kjo është situata katastrofike që ka përfshirë Evropën Lindore, e cila është pushtuar nga ‘Stuhia Boris’.

E njëjtë është situata edhe në Poloni, ku me mijëra banorë janë evakuuar pas përmbytjeve që shkaktoi dalja e lumenjve nga shtrati.

Ndërkohë në Rumani raportohet për më shumë se 700 banesa të përmbytura, ndërsa drejtuesit e shteteve, zjarrëfikësit e emergjencat, i cilësojnë përmbytjet të përmasave të mëdha.

Për shkak të gjendjes së rënduar me përmbytjet, kryeministri i Polonisë Donald Tusk, ka thënë se qeveria e tij do të shpallë një gjendje fatkeqësie natyrore, ndërkohë që banorëve në jugperëndim të Polonisë u është kërkuar të largohen nga shtëpitë.

Deri më tani janë regjistruar viktima në Rumani dhe Çeki, ndërkohë që më shumë se 80 mijë familje janë evakuuar nga shteti cek. Rreth 80% e qytetit të Krnovit në Çeki është përmbytur, ndërsa për evakuime dhe për ushqim po përdoren helikopterë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?