Komisioni i Vettingut

Stuhi dorëheqjesh/Gjyqtarja Mataj nuk kthehet nga SHBA! Panajoti: Po iki që t’u hapë rrugë të rinjve. Kryegjyqtari i Elbasanit dorëzon dosjet. Nezir Gjoka: Jam sëmurë

18 Shtator 2020, 18:56| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 19:48

  • Share

Veprimi i ligjit të Vetingut vijon të prodhojë ‘tërmet’ në drejtësi. Gjyqtarja e Tiranës, Rezarta Mataj, ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia vetëm një ditë pasi u përzgjodh me anë të shortit për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. Në 15 korrik të 2020, Rezarta Mataj u përzgjodh përmes shortit për t’u verifikuar. Në 16 korrik ka paraqitur dorëheqjen në KLGJ. Kërkesën e dorëheqjes gjyqtarja e ka dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo kishte marrë një leje prindërore 3-vjeçare nga KLD dhe duhej të kthehej në punë në datën 6 gusht 2020. Kryetari i gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu dha dorëheqjen disa ditë më parë. Shahu mësohet se ka nisur dorëzimin e dosjeve dhe materialeve të tjera të punës. Kryegjyqtari po i nënshtrohej Vetingut që në dhjetor 2019.

Gjyqtarja e Tiranës Regleta Panajoti u konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut në qershor 2019. Por, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkarkimin e gjyqtares nga detyra. Teksa procesi i rikontrollit vijonte në Kolegj, gjyqtarja, më 24 qershor 2020, paraqiti dorëheqjen nga në KLGJ. Në kërkesën e dorëheqjes gjyqtarja shkruan se “...çmoj se eksperienca dhe kontributi im duhet të vazhdojë nga katedra akademike e mësimdhënies duke kontribuar sado pak në formimin e brezave të ri të juristeve. Ka ardhur koha që këtë detyrë kaq të lartë dhe të vlerësuar “dhënie e drejtësisë” duhet t’jua lëmë magjistratëve të rinj...”.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka, dha dorëheqjen në fillim të muajit qershor 2020, pasi Komisioni i Vetingut i kaloi barrën e provës për të justifikuar pasurinë. Gjoka tha se ishte sëmurë. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj dha dorëheqjen në korrik 2020, për t’iu përkushtuar një detyre të re. Në korrik dha dorëheqjen edhe gjyqtari Gjin Gjoni. Si motiv të dorëheqjes së tij, Gjin Gjoni ka parashtruar faktin se nga ana e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike Lezhë dhe njëkohësisht të Partisë Demokratike Tiranë, është propozuar për të qenë kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme politike.

Dy javë pasi u njoftuar se po verifikohej nga Komisioni i Vetingut, ka dhënë dorëheqjen edhe Prokurori i Elbasanit, Agim Dilka. Gjyqtarja e Sarandës Ketra Bajrami u dorëhoq gjithashtu nga drejtësia vetëm pak javë pasi ishte njoftuar se po verifikohej në kuadër të zbatimit të ligjit të Vetingut. Gjyqtari i Apelit, Agim Bendo, para se të dilte para Komisionit të Vettingut, dha dorëheqjen nga drejtësia, me pretendimin se ishte sëmurë. Edhe Astrit Haxhialushi, dha dorëheqjen nga drejtësia për arsye shëndetësore. Arjana Fullani, Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muskaj dhanë dorëheqjen si anëtarë të Gjykatës së Lartë në vitin 2017, për shkak se u mbaroi mandati, ndonëse mund të qëndronin në detyrë sipas ligjit, siç bëri Ardian Dvorani.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kurti: 18/09/2020 23:30

    Kur ben vrtting etledq ciftja qe u fut ne juridik me shtesat e pinte gjithe diten cigare mos mbeftw njeri ne toke pa bere shefin

    Përgjigju
  • Tirona: 18/09/2020 20:25

    Nuk ka per te ndejt gjate, OFL se shpejdi do ti dergoje formularin per ta plotesuar dhe nese ajo nuk vjen per ta plotesuar, atje ku ka shkuar kjo, Cecoja ka Bicak e sjell brenda dites me byzylyk ne duar. Kujton kjo se shpetoi

    Përgjigju
  • Stivi: 18/09/2020 19:22

    Vodhi sa vodhi kjo mataj b...a edhe iku ne amerik tani me prish paret. Harram

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?