Pemë të thyera nga era në Pogradec

Kronikë

Stuhi e fortë ere në Pogradec, thyhen pemët në parkun e qytetit dhe në Drilon

11 Gusht 2021, 21:52| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 21:54

  • Share

Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pemëve në parkun e qytetit dhe Drilon.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për pemë shumë të vjetra, ndërsa ka nisur puna për largimin e tyre specialistët shprehen se do të bëhet një verifikim i pemëve në park dhe do të priten pemët e vjetra nëse do konstatohen të tilla për të shmangur të tilla ngjarje që mund të kishin shkaktuar edhe të lënduar.

Një aksion të tillë bashkia e nisi disa muaj më parë për prerjen e pemëve të vjetra por u përball me reagime të qytetarëve se po prisnin parkun. Ndërsa situata e krijuar sot tregoi se ndërhyrja duhet të vijojë thonë specialistët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?