Stuhi e madhe dëbore në New York

1 Shkurt 2021, 12:13| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 12:15

  • Share

Pas disa ditësh temperatura të ulëta, verilindja e Amerikës po përgatitet për një stuhi dëbore. Ndërkohë që pjesë të shumta të vendit janë mbuluar nga dëbora, duke çuar në anulimin e disa qindra fluturimeve.

Sipas parashikimit të motit, bora e madhe parashikohet të bjerë deri në gati 8 cm në orë të hënën në New York, New Jersey dhe Connecticut. Temperaturat pritet të bien deri në -6C  në New York. Menaxhimi i Emergjencave të Qytetit (NYCEM) kanë mobilizuar kapacitete të konsiderueshme operacionale për të shmangur një bllokim të vendit dhe u kërkuan të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Në Wisconsin, trashësia e borës në disa zona kishte arritur më shumë se 38cm. Dëbora pritet të arrijë në Pensilvani deri pasdite. Pemët, fushat dhe ndërtesat në Baltimore u mbuluan me dëborë të Dielën, me autoritetet që paralajmëruan për kushte të rrezikshme në rrugë me dëborë dhe reshje të shiut që priten. Maryland kishte paralajmërime për borën në shumë qytete anembanë shtetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?