Lojtari i kombëtares së Italisë, Sandro Tonali (23 vjeç) është përballë një "stuhie" të re në lidhje me hetimet për bastvënie të paligjashme. Ish-lojtari i Milanit vijon të jetë i pezulluar për shkak të një hetimi në Itali, kjo pasi besohet se ai dhe lojtarë të tjerë kanë vendosur baste edhe për ekipet e tyre, gjë që është e paligjshme.
Veç saj, Newcastle bën me dije se Federata Angleze e Futbollit ka nisur një hetim pasi dyshohet se italiani ka vendosur baste edhe në Angli.
Federata Angleze e Futbollit pretendon se ish-lojtari i Milanit ka vendosur disa baste në futboll (50 për të qenë të saktë midis 12 gushtit dhe 12 tetorit 2023) edhe pas kalimit të tij në Premier League, e cila u zhvillua në fillim të korrikut 2023. Tonali, për bastet e vendosura në Itali, tashmë kishte rënë dakord me FIGC (Federata Italiane) për një dënim prej 18 muajsh, nga të cilët 10 muaj skualifikim dhe 8 muaj një pasoja 'alternative'. Ylli italian i mesfushës tanimë rrezikon shumë.
"Newcastle United pranon një akuzë për sjellje të pahijshme të marrë nga Sandro Tonali në lidhje me shkeljet e supozuara të Rregullave të basteve të FA. Sandro vazhdon të respektojë plotësisht hetimet përkatëse dhe ai ruan mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Neëcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme për momentin", njofton klubi i tij i Premier League.
Datat e treguara në njoftimin për shtyp ku shpallen akuzat ndaj Tonalit nuk janë të rastësishme. 12 gushti përkon me ditën e parë të Premier League, ndërsa 12 tetori është dita në të cilën Tonali, së bashku me Zaniolon, u detyruan të largoheshin nga tërheqja me kombëtaren pas thashethemeve të përhapura nga Fabrizio Corona për përfshirjen e tyre në biznesin e basteve, pasi çështja Fagioli kishte shpërthyer.
Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Futbollistëve në Angli.
"Sandro Tonali është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave të basteve të FA (Federata Angleze). Mesfushori i Neëcastle United pretendohet se ka shkelur rregullin E8 të FA 50 herë duke vendosur baste në ndeshje futbolli midis 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023. Tonali ka afat deri më 5 prill 2024 për t'u përgjigjur."
Newcastle United acknowledges a misconduct charge received by Sandro Tonali in respect of alleged breaches of FA Betting Rules.
— Newcastle United FC (@NUFC) March 28, 2024
Sandro continues to fully comply with relevant investigations and he retains the club's full support.
Due to this ongoing process, Sandro and… pic.twitter.com/x62qU4hx5A