Kronikë

Stuhi me erë dhe reshje të forta shiu në Kukës, mbushet Fierza (VIDEO)

23 Shtator 2019, 14:56| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 16:42

  • Share

Pasditen e së hënës, i gjithë territori i Kukësit është shoqëruar me një stuhi të fortë dhe reshje shiu. Pas shumë muajsh temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, rrezet e forta të diellit janë zëvendësuar nga erëra të forta, duke ngritur në atmosferë pluhurin i cili u largua sapo reshjet e shiut nisën.

Me një intensitet të lartë, këto reshje kanë sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, duke rikthyer freskinë karakteristike të zonave malore të stinës së vjeshtës. Reshjet e para sollën vështirësi në lëvizjen e automjeteve në rrugët e qytetit.

Por burime zyrtare të policisë, thonë se nuk është raportuar për ndonjë problematikë megjithatë duhet kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, reshjet pritet të kenë ndikim të dukshëm sa i përket përmirësimit të situatë hidrike dhe rritjes së prurjeve në liqenin e Fierzës nga dy lumenjtë, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi pasi niveli i ujit në Fierzë aktualisht është në kuotën 275 m mbi nivelin e detit ndërsa prirjet 40 netër kub në sekondë.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?