Stuhia” Alex” vazhdon të godasë Italinë dhe Francën/ 6 viktima në Itali dhe 2 në Francë

5 Tetor 2020, 11:45| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 15:21

  • Share

Përmbytjet dhe shirat e rëndë vazhdojnë të godasin Italinë.  Trupi i një gruaje u pa në det mëngjesin e  sotëm duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave . Në Garessio, Tanaroka vazhdojnë  përmbytje të shumta dhe shumë lokalitete kanë mbetur të izoluara dhe pa energji elektrike.

Në një kohë kur vendi po përballej ende me efektet e pandemisë, përmbytja është një goditje tejet e rëndë nga e cila do të jetë e vështirë për shumë operatorë ekonomikë të rikuperojnë. Piemonte  mbetet zona më e goditur në Itali.

Situata nuk është shumë e ndryshe përtej kufirit francez, në Departamentin e Alpeve Detare, ku të paktën janë regjistruar dy të vdekur dhe tetë persona janë zhdukur. Gjendja paraqitetet më e rëndë më në Breil-sur-Roya, një qytet i cili ka mbetur pa ujë ose energji elektrike dhe me rezerva të vogla të ushqimit.

Parashikimet e motit vazhdojnë të jenë shqetësuese dhe shoqata të ndryshme dhe vullnetarë kanë filluar të mbledhin gjërat e domosdoshme për qindra njerëz të mbetur të pastrehë.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?