Britani e Madhe

Bota

Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë

23 Nëntor 2024, 16:51| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 17:10

  • Share

Angli-Një stuhi me shpejtësi 82 milje në orë e quajtur ‘Bert’ ka goditur Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar probleme në të gjithë vendin, me fluturimet që janë anuluar në disa aeroporte të vendit.

Një burrë rreth të 60-ave vdiq fatkeqësisht në Hampshire pak para orës 8:00 të mëngjesit të sotëm pasi një pemë ra mbi makinën e tij. Burri po lëvizte me makinë në drejtim të jugut, midis Kings Worthy dhe Winnallm shkruan BBC.

Familjet në Belfast janë “bllokuar” brenda shtëpive të tyre ndërsa zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për tërheqjen e ujit.

Ndërkohë rreth 3,500 konsumatorë janë pa energji elektrike, shumica e të cilëve janë në juglindje dhe veriperëndim.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin daljet jashtë pasi pasi stuhia “Bert” pritet të jetë më e fuqishme në vijim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?