Stuhia Ciaran, PD: Qeveritë e bashkitë dështuan, s’morën asnjë masë parandaluese

4 Nëntor 2023, 17:28| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 17:42

  • Share

Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe bashkitë se nuk morën masa për të parandaluar dëmet nga stuhia “Ciaran” dhe vlerëson se dështuan në menaxhimin e situatës.

"Mekanizmat institucionale dhe ligjorë me agjencinë kombëtare të mbrojtes civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin. Pasojat e stuhisë që goditi Italinë fqinje, ishin të paralajmëruara nga te gjitha strukturat. As edhe një masë parandaluese nuk u mor gjatë javës që shkoi nga qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga socialistët.

Ura dhe rrugë të shkatërruara e deri përmbytje të Tiranës, durrësit e qytetetve të tjera. Duke nisur që nga Erjon Veliaj që paralajmëron qytetarët pasi përmbytet Tirana, deri tek rruga e Arbrit që nuk mbaron kurrë, qeveria bën vetëm një punë: bilancin e dëmeve dhe jo parandalimin e tyre. Për fat dhe jo për meritë institucionesh nuk ka pasur dëme në jetë njerezish, por vetëm deme materiale'  deklaron deputetja e PD-së Orjola Pampuri.

Në deklaratën e saj PD thotë se situata e rëndë e krijuar në gjithe vendin për shkak të “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësine e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 04/11/2023 19:55

    Si gjithmone keta te partis demokratike dine vetem te dalin neper kanale dhe te drejtojn gishtin te te tjeret.Po keta pse nuk dolen bashk me emergjencat neper rruge e neper qytete te ndihmonin?Imunitetin e deputetit nuk e kane vetem per tu fryre birbilave per te ofenduar grat dhe per te hedhur karriget ne parlamentt! E vetret eshte qe kami shume probleme po ne fund arrijm ti zgjidhim me mire se cdo shtet tjeter shume me i fuqishem se ne .

    Përgjigju
  • Era: 04/11/2023 17:48

    Eh moi zonje paskan deshtu qeverite e gjithe europes. Po ju cfare bete, a moret ndonje mase parandaluese...

    Përgjigju
    • Are: 04/11/2023 19:14

      O Era! kur ishin këto ne pushtet Shkodra u mbyt! dhe uji erdhi deri ne Xhabije,demshperblyen disa militan,mediat nuk guxonin te flisnin ne kohen e kriminelit Berisha & hajdutit Meta se ipresekutojshin gazetaret,tani dalin e lefin site pa fytyre qe jane.Ne Greqi ,Itali ka dhe viktima,ketu tek shyqyr zoti viktima nuk ka.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?