Bota

Stuhia Debby godet Floridën, 4 persona humbin jetën! Përmbytje masive dhe ndërprerje e energjisë elektrike

6 Gusht 2024, 09:54| Përditesimi: 6 Gusht 2024, 10:02

  • Share

Stuhia Debby, ka prekur Floridën në SHBA, ku si pasojë 4 persona kanë humbur jetën.

Sipas 'USA Today', stuhia solli përmbytje të rrugëve dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa stuhia u përhap drejt Gjeorgjisë dhe Karolinës së Jugut, ku pritet të sjellë përmbytje katastrofike këtë javë.

Parashikuesit thanë se erërat e fuqishme të Debby-t gjithashtu mund të shkaktojnë tornado dhe stuhia mund të arrijë 10 metra në disa zona.

“Tornado, shpërthime katastrofike, përmbytje urbane, rrymat e brigjeve, erërat e forta, priten të gjitha në një pjesë të juglindjes gjatë disa ditëve të ardhshme, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Erërat e stuhisë shkulën pemët dhe rrëzuan shtyllat elektrike në rrugë, duke ndërprerë energjinë në më shumë se 250,000 shtëpi dhe biznese në të gjithë Floridan veriore.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?