Bota

Pas 'Ciara' dhe 'Ines', stuhia ‘Denis’ godet Britaninë dhe po kërcënon Francën

15 Shkurt 2020, 15:16| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 15:26

  • Share

Pas ‘Ciara’ dhe ‘Ines’, stuhia ‘Denis’ po vjen nga Oqeani Atlantik. Pasi ka goditur Britaninë po kërcënon Francën

Në qarqet e Yorkshire dhe Lancashire, të prekur tashmë nga stuhia e mëparshme, në përballimin e situatës është përfshirë edhe ushtria.

‘Easyjet’ dhe ‘British Airways’ kanë njoftuar anulimin e qindra fluturimeve.

Agjensia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se do të jetë e vështirë parandalimi i dëmeve.

Ekspertët paralajmërojnë se Veriu i Francës edhe një herë do të preket veçanërisht nga erërat e forta që do të arrijnë 120 deri në 130 kilometra në orë.

Stuhia tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha në Islandë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?