Foto ilustruese

Stuhia detare, tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas me 10 orë vonesë

4 Tetor 2020, 08:13| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 10:07

  • Share

Moti me erë me drejtim nga jugu ka përfshirë të dy brigjet e Adriatikut që nga mesdita e djeshme (3 tetor).

Tragetet u nisën vetëm sot në orën 6:00 të mëngjesit nga Durrësi e nga Bari dhe mbërrijnë në porte rreth orës 14:00.

Trageti Ankona-Durrës është në orar dhe mbërrin në port rreth orës 11:00.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë në spirancë derisa të pushojë stuhia detare.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?