Stuhia e dëborës ‘Medea’ pushton Greqinë/ Bllokohet rruga nacionale Athinë-Lamia, termometri shënon -20 gradë dhe shumë zona mbeten pa energji elektrike

15 Shkurt 2021, 11:42| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 14:32

  • Share

GREQI- Stuhia “Medea” e shoqëruar me dëborë, erë, temperatura të ulëta dhe ngrica e cila ka pushtuar territorin e Greqisë, për pasojë rruga nacionale Athinë-Lamia është bllokuar dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Autoritetet përkatëse në Greqi lajmëruan se vala e parë e motit të keq ka kaluar fillimisht mbi Greqinë veriore dhe po drejtohet me shpejtësi në pjesën jugore të vendit.

Pritet që reshjet e dëborës të vijojnë me intensitet të lartë dhe vetëm ditën e mërkurë situata do të përmirësohet.

Temperaturat kanë arritur në disa zona si Kastoria deri në -20 gradë, duke vijuar me Neos Kavkasos (-17,1), Lugina e Kozanit (-15,9), Vounasa Grevena (-14,4), Terpillos Kilkis (-14,2), Florina (-13,7) dhe Efkarpia (-13).

Orë të vështira po kalojnë banorët në disa zona të Greqisë, ku përvec dëborës dhe ftohtit të acartë i mungon edhe energjia elektrike Skiathos, Skopelos dhe Alonissos janë disa prej vendeve më të prekura.

Autoritete përkatëse në të gjithë vendin janë mobilizuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve me qëllim shmangien e problemeve në qarkullim, por në disa zona kjo është ende e pamundur pasi reshjet nuk kanë pushuar.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?