Stuhia e dëborës ndërpret Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

13 Shkurt 2022, 16:28| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 16:31

  • Share

Një stuhi dëbore që goditi Kinën ka ndërprerë Lojërat Olimpike dimërore. Temperaturat kanë zbritur në -22 gradë celsius, ndërsa më shumë dëborë akoma pritet të bjerë ditën e hënë.

Vrapimet në stil të lirë për femrat janë shtyrë për të hënën, ndërsa kualifikimi i meshkujve është planifikuar të martën.

Ironikisht, vështirësia e shkaktuar nga dëbora erdhi pasi organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore ishin kritikuar pasi ato mbështeteshin pothuajse në 100% në dëborën artificiale.

Bora artificiale e përdorur në Pekin ngriti pyetje të vështira mjedisore, me më shumë se 222 milionë litra ujë të nevojshëm për të krijuar kushte dëbore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?