Videolajm/ Stuhia e fortë godet Spanjën, jahtet përplasen me shkëmbinjtë

15 Gusht, 20:55| Përditesimi: 15 Gusht, 21:01

  • Share

Spanjë-Ishujt Balearik, veçanërisht Formentera dhe Ibiza në Spanjë u goditën të mërkurën e 14 gushtit nga shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e forta.

Nga pamjet e publikuara shohim se si pasojë e motit të keq dhjetra varka dhe jahte janë përmbysur, ndërsa disa të tjera janë përplasur me shkëmbunjtë e vegjël që ndodhen aty pranë.

Disa fluturime për në Ibiza dhe Palma de Mallorca u anuluan kurse Porti i La Savina u mbyll për rreth një orë për shkak të erës.

Sipas zyrtarëve lokalë, një varkë me vela u fundos në Cala Saona dhe fatmirësisht anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, raporton La Repubblica.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?