Pemë të rrëzuara nga stuhia 'Eowyn'

Bota

Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime

24 Janar, 15:25| Përditesimi: 24 Janar, 15:54

  • Share

Më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar dhe një numër rrugësh kryesore janë mbyllur, pasi miliona njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të stuhisë 'Éowyn' që preki vendin.

Sipas 'The Guardian'  Met Office ka këshilluar për kushte shumë të rrezikshme në të gjithë Irlandën e Veriut dhe një pjesë të Skocisë, pemë të rrëzuara në rrugë si pasojë e erës së fortë dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Rreth 4.5 milionë njerëz morën alarme urgjence në telefonat e tyre më (23 janar) për të paralajmëruar për këtë stuhi. 

Pemët e rrëzuara dhe mbeturinat kanë bllokuar një sërë rrugësh kryesore në Irlandën e Veriut, Republikën e Irlandës dhe Skocinë. Policia e Skocisë tha se asnjë shofer nuk duhet të udhëtojë në zonën e paralajmërimit të kuq.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?