Anija Turistike Viking Polaris

Stuhia godet anijen gjatë lundrimit në Antarktikë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

3 Dhjetor 2022, 11:49| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 11:48

  • Share

Një pasagjer u vra dhe katër u plagosën kur një dallgë goditi anijen e tyre të lundrimit gjatë një stuhie në fillim të kësaj jave.

Mbrëmjen e së martës, pasagjerët kishin nisur një lundrim në Antarktik në bordin e Viking Polaris kur u godit nga stuhia teksa lundronte drejt Ushuaia, Argjentinë, raportojnë mediat e huaja.

Stuhia shkaktoi një valë gjigante që theu disa xhama në anijen turistike dhe këto ranë mbi anije, e cila shkaktoi vrasjen e gruaje amerikane.

Viking Cruises konfirmoi në një deklaratë të lëshuar të shtunën se anija ishte goditur nga një dallgë, Shërbimi Kombëtar i Oqeanit i SHBA-së e përshkruan si dallgën me madhësi shumë më të madhe se  valët e tjera përreth.

“Me pikëllim të madh konfirmuam se një turist ndërroi jetë pas incidentit. Katër turistë të tjerë pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën gjatë incidentit dhe u trajtuan nga mjeku i bordit dhe stafi mjekësor i anijes”, tha Viking Cruises, duke  mos e zbuluar identitetin e pasagjerit.

Linja e lundrimit tha se po heton dhe ka anuluar udhëtimin e radhës të Viking Polaris të planifikuar për nga 5 deri më 17 dhjetor.

Anija mbërriti në Argjentinë të mërkurën, e cila kishte pësuar "dëmtime të kufizuara" gjatë incidentit, sipas raportimit të Viking Cruises.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?