Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një studi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai. Rrugët u kthyen në ‘lumenj’ dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.
Një video po qarkullon në rrjet ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është nën ujë. Avionët e mëdhenj duken si ‘varka’ që 'lundrojnë' nëpër aeroportin e përmbytur.
Për shkak të motit fluturimet u ndërprenë ose u devijuan. Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, ndërsa kompania Emirates raportoi vonesa fluturimesh.
Disa shtete regjistruan shira me vlerë gati të një viti për vetëm një ditë. Të martën në mëngjes, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim moti për zona të mëdha të vendit, duke përfshirë Abu Dhabi, Dubai dhe Sharjah.
Rajoni i Gjirit zakonisht njihet për mot të nxehtë dhe të thatë, megjithëse shirat e dendur që shkaktojnë përmbytje kanë ndodhur gjithashtu me rregullsi më të madhe vitet e fundit.
Një pasagjer i bllokuar i tha CNN se ai e kaloi natën në aeroport me qindra të tjerë pasi fluturoi nga Hong Kongu të martën vonë.
“Aeroporti po mbushet fjalë për fjalë dhe nuk ka ku të shkojë askush,” tha ai.
Ngjarjet e reshjeve të rrëmbyeshme si kjo do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ke mreti lek boll.
Përgjigju