Stuhia 'Ciara' prek Shqipërinë të enjten dhe premten, Meteorologu Osmani: Forcë më të ulët se në Europë

10 Shkurt 2020, 18:26| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 19:07

  • Share

Stuhia 'Ciara' që ka prekur Britaninë e Madhe dhe Europën pritet që të mbërrijë dhe në Shqipëri. Meteorologu, Hakil Osmani tregoi për Report Tv se “Ciara” pritet të mbërrijë në vendi tonë ditën e enjte dhe të premte por nuk do të ketë forcë aq të lartë siç është paraqitur në vendet e tjera. Sipas meteorologut të premten do të ketë reshje te konsiderueshme shiu dhe borë në zonat malore. Edhe vlerat termike do të kenë një rënie të lehtë, por në fundjavë do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.

'Stuhia “Ciara” pritet që në ditët në vazhdim të zbres në pjesën qendrore të Europës duke bërë që në territorin shqiptar ajo të vijë gjatë të enjtes dhe të premtes duke bërë që në territorin shqiptar gjatë këtij episodi të kemi vranësira të shumta dhe gjatë ditës të premte të kemi dhe reshje të konsiderueshme shiu por edhe reshje dëbore në zonat malore. Për sa i përket reshjeve që do të bien në territorin shqiptar gjatë këtij episodi priten që të jenë reshje me intensitet mesatar, pra nuk do të jenë reshje të shumta shiu. Për sa i përket vlerave termike ato pritet të kenë një rënie te lehtë të tyre si në vlerat minimale dhe në ato maksimale por ky episod do të jetë shumë i shkurtër pasi pritet që gjatë fundjavës të kemi sërish rregullim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por duke qenë se të premten kemi dhe reshje dëbore në zonat malore, pritet që mëngjesi i ditës së shtunë të jetë relativisht i ftohtë po ashtu dhe mesdita e ditës së shtunë. Po ashtu në vijim pritet që temperaturat të pësojnë një rritje të tyre graduale'-u shpreh meteorologu

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?