Stuhia 'mbush' me gurë shëtitoren 'Taulantia', ende asnjë lëvizje për t'i hequr! Qytetarët e indinjuar: Nuk po i pastrojnë

25 Janar 2023, 13:09| Përditesimi: 25 Janar 2023, 13:32

  • Share

DURRËS- Stuhia detare e javës së fundit ka nxjerrë një numër të madh gurësh të brezit të shëtitores “Taulantia”, në një pjesë të konsiderueshme të saj, duke e ndotur kësaj here këtë shëtitore jo vetëm me leshterikun i cili është “vizitori” i përhershëm pas stuhive detare apo motit të keq.

Deri më tani edhe pse intensiteti i shirave dhe kësaj stuhie ka kaluar tashmë dhe moti është paraqitur më i qetë, Bashkia Durrës dhe Ndërmarrja e Shërbimit të Komunales, duket se nuk kanë dënjuar të largojnë gurët nga shëtitorja, e aq më pak leshterikun.

Qytetarët që shëtisin në mënyrë të vazhdueshme, shprehen të indinjuar se pavarësisht investimit të madh në këtë shëtitore dhe taksave të larta që paguhen për pastrimin e qytetit, shpesh institucionet nuk marrin masat e duhura që këto situata të zgjidhen apo në rastin më të mirë të parandalohen dhe përllogariten që kur nisin investimet.

"Gurët i ka sjellë deti, ku ka pastruese, të Komunales? Nuk interesohen. Ti marrin, t'i hedhin te vendi ku kanë qenë. Kanë 2 javë, para se të ishe furtuna e madhe. Tregon fakti se vetë, do bëhet pallati 18 katësh, aty ka qenë deti, deri në 18 metër thellësi."-shprehet një qytetar.

Kujtojmë se pak ditë më parë stuhia detare dhe reshjet me intensitet të lartë të shiut, bënë që një pjesë e kodrës së Currilave të rrëshqiste duke bllokuar aksin rrugor të Currilave, kodër, kjo në të cilën u investuan 2 milionë dollarë që mos të përsëritej situata e rrëshqitjes së dherave, por që ky investim nuk rezultoi aspak efikas.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?