Kronikë

Stuhia 'pushton' malin e Taraboshit/ Dëmtohen përcjellësit elektrikë e antenat televizive, punonjësit e OSHEE nisin rregullimet (VIDEO)

6 Nëntor 2019, 14:20| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 21:05

  • Share

SHKODËR- Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin tonë. Probleme janë hasur edhe në qytetin e Shkodrës, ku në malin e Taraboshit është dëmtuar fideri 8, dhe rrjeti i tensionit të mesëm.

Zona ku është vendosur ky fider në Malin e Taraboshit është 'pushtuar' nga era e fortë e mjegulla e dendur. Nga stuhia janë dëmtuar edhe antenat televizive.

Ndërkohë ekipet e OSHEE Shkodër ndodhen në terren për të riparuar këtë fider që furnizon banorët e zonës  Zogaj e Shirokë.

Sikurse paraqitet nga pamjet, kushtet e motit vështirësojnë punën e grupeve të OSHEE Shkodra 3, ndërsa dëmet janë shkaktuar në kabina dhe përcjellësa.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjëndjen e sigurisë në vend?