TIRANE - Brigadat e OSSH vijojnë punën në terren, ku prej 7 orësh janë angazhuar për riparimin e defekteve shkaktuar nga dëmtimi i linjave prej motit të keq.
Reshjet e shiut dhe shkarkesat atmosferike sollën avari në disa pjesë të rrjetit elektrik, si rrëzim/thyerje shtyllash, prezencë uji në kabina, këputje përcjellësi në linjat ajrore, etj.
Aktualisht puna vijon me ritme të kënaqshme, pavarësisht se moti i keq pengon elektricistët të avancojnë më shpejtë me proceset e operimit.
"Në raport me informacionin e orës 17:00, kemi një përmirësim të furnizimit me energji elektrike me 73% për zonat e prekura nga defektet e motit të keq" informoi në mbrëmje OSHEE.
Linjat e tensionit të lartë 35kV dhe n/stacionet kanë punuar rregullisht, ndërsa linjat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.
Lajmi kryesor:
Stuhia 'Ciaran' godet Shqipërinë! Përmbytje rrugësh në Tiranë e Durrës, Rrëshiqtje dherash dhe pemë të rrëzuara! Evitoni lëvizjet e panevojshme
S.G/ReportTv.al