Stuhitë e dëborë lënë pa energji elektrike prej 4 ditësh Valbonën! Trashësia e borës mbi 70 cm vështirëson ndërhyrjen e OSHEE

30 Dhjetor 2020, 11:57| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 13:15

  • Share

Bora prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji. Nga stuhitë e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm. Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj. Mungesa e investimeve dhe kabinat elektrike të amortizuara me kohë kanë bërë që zona e Valbonës të vuaj shpesh mungesën e energjisë elektrike.

Temperaturat në këtë zonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës që shkon 70-80 cm bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.                

"Nga informacionet e marra nga përgjegjësi i degës së OSHEE-së Tropojë, rrjeti i furnizimit me energji elektrike të Nj.Ad Margegaj dhe aktualisht rrjeti që furnizon Luginën e Valbonës ka pësuar defekte. Këto defekte kanë ardhur si rezultat i erës së fortë dhe sasisë së rënduar të reshjeve të shiut e borës ku në Valbonë shkon deri në 70-80 cm. Aktualisht po punohet nga një grup prej 12 punonjësish të OSHEE-së Tropojë për riparimin e defekteve në këtë rrjet dhe vendosjen e tij në gatishmëri", njoftojnë emergjencat civile të Prefekturës Kukës. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?