Stuhitë e dëborës dhe reshjet e dendura të shiut përfshijnë Evropën (VIDEO)

8 Shkurt 2021, 10:13| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 14:46

  • Share

Stuhi dëbore kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit evropian. Stuhia ‘Darcy’ e quajtur në Mbretërinë e Bashkuar ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore. Për shkak të kushteve të këqija të motit u detyruan që të anulohen shumë fluturime ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.

Edhe Gjermania po ashtu është goditur nga një valë e madhe e të ftohtit, duke shkaktuar përplasjen e shumë automjeteve. Policia bëri me dije se kanë ndodhur të paktën 222 aksidente, prej të cilëve mbetën 28 persona të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet dërguan njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta.

Në qytetin perëndimor të Muenster,  rrugët u bllokuan dhe ambulancat nuk mund të lëviznin më dhe i gjithë transporti publik u bllokua.

Edhe Holanda është goditur nga moti i acartë duke përjetuar një stuhi të rrezikshme e cila nuk kishte ndodhur për më shumë se një dekadë dhe qeveria u detyrua të anulonte një takim javor për të diskutuar pandeminë e koronavirusit. Udhëtimet hekurudhore dhe ajrore pothuajse janë pezulluar dhe zyra holandeze e meteorologjisë ngriti alarmin duke  përfshirë në kodin e kuqe të gjithë vendin.

Franca nga ana tjetër është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Paris, niveli i lumit lumi Sena vazhdon të rritet dhe statuja Zouave në Pont de l'Alma është tërësisht e pëmbytur nga uji.  Qindra banorë që jetojnë pranë lumenjve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?