Stuhitë shkatërrojnë ura dhe rrugë në Itali/ 3 të vdekur, mijëra shtëpi të përmbytura dhe pa energji

4 Tetor 2020, 16:22| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 18:12

  • Share

Një stuhi e fuqishme e cila goditi fillimisht Francën Juglindore dhe më pas u zhvendos në Italinë Veriore shkatërroi urat, bllokoi rrugët dhe izoloi komunitetet.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve vendore arrin në 3 numri i viktimave në Itali. Piemonte  mbetet zona më e goditur në Itali, e cila pati një nivel të tillë reshjesh të paparë që nga viti 1958.  Dy viktimat e para ishin një zjarrfikës vullnetar në një operacion shpëtimi në Luginën Aosta dhe një burrë makina e të cilit u mor nga lumi Sesia, identiteti i viktimës së tretë në Liguria nuk behët ende i ditur.

Guvernatorët në Piemonte, Liguria, Alberto Cirio dhe Giovanni Toti, pasqyruan dëmtimet e shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike dhe thirrje qeverisë të  shpallë gjendjen e jashtëzakonshme me disa fshatra .

Nga ana tjetër kryeministri italian Guissepe Conte premtoi se do t’i kushtonte vëmendje maksimale, situatës e cila është konsideruar më problematike se ajo në vitin 1994.  Situata paraqitet ende e rëndë në Francë ku zona të shumta janë pa energji elektrike.

Shërbimet e shpëtimit francez dhe italian rritën përpjekjet e tyre të kërkimit të Dielën pasi përmbytjet preu disa fshatra pranë kufirit të dy vendeve, në Itali.

Tetë persona rezultojnë ende të zhdukur raporton agjencia franceze France 24. Kryeministri francez Jean Castex inspektoi dëmtimin me helikopter dhe tha se qeveria e tij kishte aktivizuar fondin e emergjencës dhe u shpreh i frikësuar se numri i njerëzve të zhdukur mund të rritet pasi dhjetëra makina, si dhe disa shtëpi u morën nga uji.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?