Ervin Bushati

Politikë

S'u bë deputet në 25 prill, Ervin Bushati emërohet në krye të Postës Shqiptare

28 Shtator 2021, 19:12| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 19:44

  • Share

TIRANË- Ervin Bushati nuk arriti që të merrte një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit, e megjithatë, ai ka marrë një post shumë të rëndësishëm.

Bushati është emëruar në krye të Postës Shqiptare, e ndërsa prezantimi i tij si drejtor i këtij Institucioni të rëndësishëm do të bëhet nesër në orën 14:00. Më herët ky post ishte mbajtur nga Laert Duraj, edhe ky i fundit një kandidat i PS-së, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 2017.

Ervin Bushati ishte i renditur i treti në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin dhe mori një karrige në Kuvend.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sudja: 29/09/2021 05:25

    Sa bukur..ky qe vdes per tanga dhe byth latine,, i zu kallo të shkretit, llapa

    Përgjigju
  • Iris: 29/09/2021 03:01

    /TOSI/,ne cdo vend te botes, per postet kryesore zgjedhjet behen nga lart,meritokracia vlen per vartesit.Ne U.S.A,drejtori i postave mr.DeJoy eshte i vetmi qe nuk caktohet nga adm.ne fuqi.Drejtori qe eshte tani ne detyre,u vendos gjate kohes se Trumpit.Pavaresisht se supozohet te jete neutral,preferencat e tij jane kuptuar,keshtu qe adm.e Biden e cila ligjerisht nuk e heq dot,(nuk ia vlen te shpjegojme pse dhe si),po perpiqet t'a detyroje te beje doreheqje vete.Keshtu qe kudo njelloj eshte.Per mua, nuk ka rendesi kush drejton postat ne Shqiperi,rendesi ka qe posta,letrat te shkojne ne vend se jane skandal,sidomos Tirana,Durresi.Dergojme dokumenta te rendesishem qe duhen ne leter e me vula te thata dhe ose na i kthejne,ose zhduken pa lene gjurme.

    Përgjigju
  • Tosi: 28/09/2021 22:11

    Dmth edhe pas reformes ne drejtesi, krijimit te organeve speciale per te luftuar korrupsionin, furise se Kim nga foltorja e shtetit me te fuqishem te globit, prape, korrupsioni te bie ballit! Ja, hapur fare, ne mes te dites! Emerimet neper poste te administrates jane thjesht dhe vetem partiake. Jo zyrtare meritokrate. Thjesht, sipas listes se Rames. Mendova qe me ate mbledhjen pacavure te Shkodres, SPAKua kishte per ta mberthyer prej fyti ne mos Ramen, Damianin a ndonje tjeter. Ose kete sot, emerim partie ne 2021. Por jo, SPAKua paska qene i zene me ca brekgrrisur ne Diber.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 28/09/2021 21:24

    I vratë barkun shumë herë më mirë drejtor se deputet

    Përgjigju
  • Hajde rilindje: 28/09/2021 18:58

    Opa rilindja filloi duke i sistemu njerzit humbes te vete. Epo kur u bo ne ky mos ngelte njeri ne shqipri pa u bo icik drejtor. Ta hongsha zemren … me icik raki sic e k qef ne vete Vini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?