Luis Suarez

Sport

Suarez: Luis Enrique një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time

26 Qershor, 15:57| Përditesimi: 26 Qershor, 16:01

  • Share

Pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, që siguroi kualifikimin e Inter Miami në raundin e 1/8 të Kupës së Botës për Klube, Luis Suarez ka komentuar emocionet e këtij suksesi dhe përballjen e radhës ndaj Paris Saint Germain, skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i tij te Barcelona, Luis Enrique.

“Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabarez, ishte një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time”, tha sulmuesi uruguaian në deklaratën pas ndeshjes.

Inter Miami arriti të barazojë ndaj kampionëve të Amerikës së Jugut falë një paraqitjeje të mirë dhe tani përgatitet për një sfidë të madhe kundër kampionëve të Evropës. Suarez nuk e fshehu respektin për kundërshtarin, por theksoi se ekipi i tij nuk do të hyjë në fushë për të mos synuar fitoren.

“E dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Champions League. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Duhet të korrigjojmë disa gabime, sepse në ndeshje si kjo, ato paguhen shtrenjtë”, tha ish-i i Barçës.

Ndeshja ndaj PSG-së pritet të jetë një përballje emocionuese, ku përveç kualifikimit, në qendër të vëmendjes do të jetë edhe takimi mes Luis Suarez dhe Luis Enrique, një rikthim emocional mes dy figurave që ndajnë një histori suksesi nga koha e artë te Barcelona. Mos harrojmë që pjesë e amerikanëve është edhe Lionel Messi, një ish i PSG-së dhe Barçës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?