Një avari për shkak të dëmtimit të rrjetit të tensionit të mesëm nga një subjekt privat ka lënë pa energji elektrike zonën e Drimadhes në Dhërmi.
Sipas OSHEE një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm dhe për pasojë një pjesë të zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike.
OSHEE njofton se po punohet në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë.
Kjo situatë ndodh në kulmin e sezonit turistik dhe verës dhe në një nga zonat më të frekuentuara.
Komento
Po pra si ka mundesi nuk behet publike emri kompanise qe demtoi. Gjoba qe mori. Derisa oshee nuk paguan per demin qe u ben njerezve qe i le pa drita keshtu ka per te vazhduar.
PërgjigjuKy subjekti privat qe demton rrjetin elektrik a ka emer dhe a duhet te demshperbleje sa qimet e kokes per demin?
Përgjigju