Ekonomi

Subvencioni i naftës në bujqësi, 4.1 milionë litra, nga IPARD kanë përfituar 43 ferma

13 Tetor 2021, 00:48| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 00:50

  • Share

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri një bilanc të ecurisë së disa prej zërave në projektin e zhvillimit rural, duke u ndalur në të paktën pesë aspekte nga masat mbështetëse te subvencionimi i naftës dhe programi IPARD II.  Raporti i monitorimit janar-gusht nënvizon se sa u takon masave mbështetëse, interesi më i madh ka qenë për blegtorinë ndërkohë që më pas vijnë bimët mjekësore.

“Ka përfunduar procesi i aplikimit dhe vlerësimit të aplikimeve. Kanë aplikuar dhe janë kualifikuar në fazën fillestare rreth 12 157 aplikantë, nga të cilët vetëm 3 062 janë mbi vijën e financimit, ose 25% e tyre. Aplikimi më i madh vazhdon të jetë tek masa e blegtorisë, me rreth 70% të aplikimeve, ndjekur nga mbjellja e bimëve aromatiko-mjekësore, zëvendësimi i plastmasës termike për serat, e me radhë. Për të mundësuar mbulimin e aplikimeve nevojitet minimalisht një fond shtesë rreth 500 milionë lekë. EMP ka bërë një kërkesë për plotësimin e një pjese përmes rialokimit nga skema e subvencionimit me naftë për bujqësinë” thuhet në dokument.

Sa i takon subvencionimit të naftës për bujqësinë, ministria sqaron se ka pasur 21 502 aplikime në total me një mbulim të sipërfaqes së mbjellë prej 56 505 hektarë. Janë shpallur të vlefshme rreth 19 365 aplikime me rreth 4.1 milionë litra naftë për një sipërfaqe prej rreth 31 558 hektarë foragjere dhe misër.

Për programin IPARD II, raporti nënvizon se janë të paktën 43 ferma përfituese nga 166 kontrata në total.

“Përfitues nga programi IPARD II. Jemi në proces vlerësimi dhe disbursimi të fondeve. Aktualisht janë disbursuar 166 kontrata, nga të cilat 43 femra. Duke qenë se procesi i disbursimit të fondeve po ecën në masë të kënaqshme nga AZHBR janë kërkuar fonde shtesë, të pamundësuara për efekt të tavaneve të miratuara” thuhet në dokument.

Sa u takon përfituesve nga projektet e tjera të huaja, ministria sqaron se ecuria ka qenë e kënaqshme në disa prej tyre, sipas planit të aktiviteteve, ndërsa në disa të tjerë nuk ka pasur disbursime por ka vijuar puna. Protokolli italian nuk ka pasur realizim për arsye të mbylljes së njësisë në dhjetor 2020.

Për pjesën “Projekte investimesh të brendshme” detajohet se për të gjitha projektet e çelura, kanë filluar procedurat tenderuese të fondeve dhe janë në proces. /MONITOR

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?