Subvencioni mbi pagën minimale, nis sot aplikimi në e-Albania! S’përfitojnë kompanitë shtetërore e të vetëpunësuarit

2 Maj 2023, 14:27| Përditesimi: 2 Maj 2023, 14:38

  • Share

Nis aplikimi subvencionit për kompanitë në fushën e bujqësisë dhe përpunimit, që kanë punonjës me pagë minimale. Aplikimi përmes e-Albania, sipas kritereve të përcaktuara nga qeveria.

Të gjitha kompanitë që paguajnë punonjës me pagë minimale dhe janë pjesë e sektorit të industrisë përpunuese, bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit mund të aplikojnë në portalin “E Albania”, për të përfituar subvencion për kostot e shtuara të kontributeve shoqëore të lidhura me rritjen e pagës minimale. Kjo e fundit u rrit nga 34 000 lekë në 40 000 lekë. Këtë e konfirmoi të martën Delina Ibrahimaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

‘Nga sot në e-Albania do të shfaqet linku aplikimit në seksionin specifik që lidhet me AKPA, agjencia kombëtare për punësim dhe aftësim. Subjektet mund të aplikojnë prej ditës së sotme. Fituesit do të marrin subvencionin për numrin e individëve të punësuar deri në dhjetor të vitit 2022. Pra do të bëjnë një aplikim, numri i të punësuarve merret automatikisht nga sistemi. Por, do të bëhet një verifikim për numrin e individëve që kanë patur pagë minimale deri në dhjetor. ‘- tha Ibrahimaj.

Subjektet përfituese për të marrë subvencionin duhet të plotësojnë disa kriteret. Ato s’duhet të jenë në pronësi të shtetit, s’duhet të jenë subjekte me të vetë punësuar apo në proces falimentimi. Nuk duhet të kenë detyrime ndaj organeve tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore. Në rast se kanë borxhe, subjektet që aplikojnë, duhet të vërtetojnë se kanë lidhur marrëveshje përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre. Në rast se kanë gjoba, subjektet duhet të faktojnë se kanë marrëveshje për shlyerjen e tyre. 

Subvencionimi do të bëhet për periudhën prill-dhjetor 2023 dhe do të jetë 1674 lekë në muaj për çdo të punësuar me pagë minimale. Fondi total i alokuar do të jetë 452 milionë lekë dhe do të merret nga fondi i kontigjencës.

Kriteret për përfituesit
-Të jenë subjekte në pronësi shtetërore
-Të mos jenë të vetëpunësuar
-Të mos kenë detyrime ndaj organeve tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore
Aplikuesit duhet të vërtetojnë:
-Kanë lidhur marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve dhe janë të rregullt me shlyerjen e tyre
-Kanë shlyer detyrimet, por kane ende pa paguar gjoba

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?