Fermerët në Vaun e Dejës në protestë për naftën pa akcizë, deputeti Hila: Përfitojnë nga 3 mijë litra naftë persona që nuk kanë asnjë pëllëmbë tokë të punueshme

15 Qershor 2022, 11:04| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 14:52

  • Share

Në shenjë proteste fermerët e Kosmaçit në Vaun e Dejës bllokuan për afro një orë aksin nacional Shkodër-Tiranë. Ata protestojnë kundër Ministrisë së Bujqësisë me pretendimin se subvencionet për naftën janë shpërndarë në bazë të preferencave politike. Në mbështetje të tyre ishte deputeti demokrat, Zef Hila.

"Ne jemi në mbështetje të fermerëve të Vau Dejes në këtë protyestë paqësore. Sa i përket abuzimeve, vjedhjeve që po bëhen në mënyrë drastike për subvencionet për shpërndarjen e naftës, jam sot këtu. I bëj thirrje ministres Krifca sepse ka informacionin e duhur, e bollshëm sa i përket abuzimeve që po ndodhin me fermerët për subvencionet e naftës. Në këto momente që flasim janë shpërndarë mbi 120 mijë litra naftë, ku në listën e përfituesve janë regjistruar 350 fermerë. Ka fermerë që kanë përfituar 3 mijë litra naftë dhe nuk kanë asnjë pëllëmbë të sipërfaqes së tokës të punueshme", tha Zef Hila.

Drejtoria e Bujqësisë në Shkodër sqaron se skualifikimi nuk ka ardhur për çështje politike, por për shkak të burokracive të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?