TIRANË- Prej një muaji qeveria ka hapur aplikimet për subvencionimin e qytetarëve për panele diellore. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deri më tani kanë aplikuar 3791 persona, ndërsa shkruan se kjo nismë po ecën me ritme të mira.
Kreu i qeverisë thekson se do të vazhdojnë t’i mbështesin qytetarët në këtë krizë energjetike.
“Po ecën me ritme të mira projekti i paneleve diellore për ngrohjen e ujit për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë. Prej 1 Nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria
Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, shkruan Rama.
Aplikimet janë hapur që me 1 nëntor, ndërsa nga kjo nismë e qeverisë do të përfitojnë 2 mijë familje. Qeveria do t’u subvencionojë fituesve 70% të kostos. Me instalimin e paneleve diellore kursehet 20% e kostos së përgjithshme të faturës së energjisë elektrike.
do aplikoj me patjeter se qenka super lehtesim
PërgjigjuKu aplikohet , mund ta di?
shume mire e ka bere nje ndihmes per popullin por dhe per qeverin qe te mos harxhohet shume energji ne kete kohe krize
PërgjigjuBravo nje inisjativ shum pozitive duhesh ber ko para
PërgjigjuNje mbeshtetje shume e madhe per qytetaret. Respekte Edo
PërgjigjuMe keto projekte shohim qe jeni ne cdo moment afer popullit
PërgjigjuNe kete kohe krize po beni cmos qe populli yne te mos preket nga kjo situate
PërgjigjuTe aplikojne te gjithe sepse do i lehtesojne te gjithe ne kete situatet
PërgjigjuJa ke dhene vetem patronazhistave o llum i gjate. Te vrafte zoti
Përgjigju