Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lajmit se shteti i Sudanit njohu pavarësinë e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Kosovës iu shtua edhe një miqësi më shumë, ndërsa shpreh mirënjohje për Presidentin e Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm.
'Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.
Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme', shkruan Kurti.
Ndërkohë, një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve sudaneze që ta rishqyrtojnë vendim.
“Ky vendim jo vetëm që bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore të marrëdhënieve në Ballkan. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të respektojë Kartën e OKB-së dhe të rishqyrtojë vendimin e saj”, thuhet në njoftim.
Lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë. Sudani është bërë tani shteti i 119-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet. Ky vendim nga Sudani vjen vetëm pak kohë, pasi një shtet tjetër afrikan, Kenia e njohu atë në 26 mars
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka shprehur shqetësimin pas vendimit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas mediave serbe, ministria thekson se ky vendim është marrë në rrethana të “pasigurisë dhe mungesës së legjitimitetit të pushtetit” në Sudan, duke nënvizuar se një situatë e tillë nuk e lejon një qeveri të marrë vendime të rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ministria i ka bërë thirrje autoriteteve sudaneze që ta rishqyrtojnë këtë vendim.
“Ky vendim jo vetëm që bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore të marrëdhënieve në Ballkan. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të respektojë Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të përmbahet nga njohja e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, si dhe të mbështesë zgjidhjen e qëndrueshme të Qeverisë në të njëjtën kohë. të rishqyrtojë vendimin e saj, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe delikatesën e situatës”, thuhet në njoftim.
Komente
