‘Sudet dhe Rrapushët thonë pse kaq i ulët ky pension’, Rama: Në kohën e tyre u përjashtuan ata që merrnin pension social

18 Nëntor, 10:20| Përditesimi: 18 Nëntor, 12:44

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, iu përgjigj deklaratave të opozitës se rritja e pensioneve nga qeveria është e ulët.

Ai u shpreh se në kohën e PD ishte vendosur një tavan të cilin një pensionistë nuk mund ta kalonte dot sado kontribute të kishte derdhur.

Sipas tij, po ashtu ata që duhet që të merrnin pensionin social nuk e merrnin atë.  

‘Ata kishin vendosur një tavan, sa do të kishe punuar dhe kontribuar nuk e kapërceje dot tavanin 24 mijë lekë, që i hapi Shqipërisë me këtë politikë qorre pensionesh, gropën më të madhe të borxhit që ne trashëguam kur morëm qeverinë. Ja pse sot falë reformën sonë të pensioneve ata që kanë dal në pension gjatë kësaj dekade kanë pensione më të larta në bazë të kontributeve që derdhin marrin më shumë. Po kur thonë sudet dhe rrapushët pse është kaq i ulët ky pension, pikërisht këta ngren gishtin ndaj nesh ndaj pensionit social kur i kishin përjashtuar ata që marrin pensionin social, pensioni social ju njoh atyre që nga 2014. Para 2014 shteti atyre si jepte një kokërr lekë’, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?