103-vjeçarja që theu rekordin botëror të hedhjes me parashutë

Suedi/ 103-vjeçarja thyen rekordin botëror të hedhjes me parashutë

31 Maj 2022, 09:21| Përditesimi: 31 Maj 2022, 09:24

  • Share

Një grua suedeze 103-vjeçare e quajtur Rut Larrson është bërë personi më i vjetër në botë që ka bërë  një hedhje me parashutë.

Zonja e guximshme u hodh nga një aeroplan së bashku me parashutistin Joackim Johansson në qytetin suedez Motala.

Duke folur për mediat lokale pas kërcimit, Larrson tha:

"Ishte e mrekullueshme ta bëja këtë, kam menduar për të për një kohë të gjatë."

Miqtë dhe familja e saj e brohoritën nga fusha ajrore poshtë, ndërkohë 103-vjeçarja zbriti pa probleme.

“Në ditët e sotme nuk shoh aq mirë, por u ndjeva mirë,” tha ajo kur u pyet se çfarë pa gjatë hedhjes.

Në kohën që 103-vjeçarja suedeze realizoi hedhjen me parashutë i pranishëm ishte dhe një zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore “Guinness”

Larrson,103-vjeçe e 259 ditë, theu rekordin e mëparshëm për personin më të vjetër që u hodh me parashutë, rekordin e fundit e mbajti një grua që ishte 103 vjeç e 181 ditë. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?