Bota

Suedi, bie aeroplani me parashutistë, 9 të vdekur

15 Korrik 2019, 13:03| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 13:04

  • Share

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Suedi, jashtë ishullit Storsandskär, pranë aeroportit të Umeå, në veri të vendit, duke i marrë jetën 9 personave që ndodheshin në bord.

Aeroplani i modelit GippsAero GA8 Airvan në kohën e aksidentit ishte duke kryer ushtrime parashutizmi, gjatë njërës prej të cilave edhe u rrëzua.

Shkaqet e aksidentit të avionit janë ende të pa sqaruara.

Një nga të mbijetuarit ka shpjeguar se "diçka ndodhi menjëherë pas ngritjes".

Dëshmitarë të ndryshëm i deklaruan policisë se disa prej parashutistëve u përpoqën të hidheshin drejt tokës, përpara se avioni të binte.

Aeroplani i vogël, i projektuar për transportin e parashutistëve, u rrëzua në një ishull në lumin Ume

Kryeministri suedez Stefan Lofven ka siguruar se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?