Bota

Suedi/ Kisha legjendare e Kirunës zhvendoset me 5 km për t’i hapur rrugë minierës! Operacion me vlerë 45 mln euro, pamjet spektakolare të transportit (VIDEO)

20 Gusht, 11:34| Përditesimi: 20 Gusht, 11:52

  • Share

Suedi- Inxhinieri dhe teknologji e shkallës më të lartë.

Nis zhvendosja e kishës historike mbi njëshekullore në Kiruna Kyrka të Suedisë. Inxhinierët po e zhvendosin ndërtesën me 5 kilometra, në një vendndodhje të re, për t'i hapur rrugë zgjerimit të një miniere hekuri, që do të jetë ndër më të mëdhatë në Evropë.

Al Jazeera” ka publikuar edhe pamjet e këtij operacioni të shkallës së lartë teknologjike, ku me mjete të specializuara dhe bashkëkohore, sikurse dhe industria e rëndë, është arritur që ndërtesa të ngrihet e gjitha nga themelet dhe të zhvendoset pa pësuar asnjë dëmtim.

Me transportierë dhe vinça gjigantë dhe me një siguri të lartë, teksa procesi ndiqet nga mijëra qytetarë në distancë.

Pas tetë vitesh planifikime dhe një kosto prej rreth 500 milionë koronash (rreth 45 milionë euro), objekti 672-tonësh u vendos mbi një sistem trarësh dhe rimorkiosh speciale.

Mijëra qytetarë, mes tyre edhe mbreti Carl XVI Gustaf, po ndjekin procesin që po transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni publik suedez.

Kisha, e ndërtuar në vitin 1912 dhe e dizajnuar nga Gustaf Wickman, njihet si një nga ndërtesat më të dashura kulturore të vendit.

Në vendin e ri do të organizohet edhe një shërbesë me kafe e muzikë, ku synohet të thyhet një rekord botëror. Gjithsej 23 ndërtesa kulturore do të zhvendosen si pjesë e këtij operacioni unik.

Ndërkohë, disa banorë dhe përfaqësues të komunitetit Sámi kanë shprehur shqetësime për ndikimin e minierës në jetesën e tyre. Kisha pritet të rihapet në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa zhvendosja e plotë e qytetit do të përfundojë deri në vitin 2035.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?